TIRANË- Dy automjete u dogjën në parkingun e një pallati, në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 ndërsa policia dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas shuarjes së flakëve identifikuan edhe autorin e ngjarjes.
Prania e tymit u bë shkak për evakuimin e përkohshëm të disa banorëve ndërsa veç dëmeve materiale nuk pati persona të lënduar.
Sipas policisë, rezulton se zjarrvënësi i dyshuar është E.L, 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.
36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu një makinë në parkimin e një pallati në Unazën e Re.
‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se:
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.
36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.’- njofton policia.