Zjarr në Presidencë nga një masë
elektrike,llambadari djeg kolltukun

Zjarr në Presidencë nga një masë<br />elektrike,llambadari djeg kolltukun
Një nga zyrat në godinën e Presidencës është përfshirë nga flakët rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
 
Pas njoftimit policia dhe dy zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi në godinën e Presidencës. Sipas burimeve nga policia shkëndija elektrike dhe rënia e një llambadari nga tavani ka shkaktuar djegien e pjesshme të kolltukut në zyrën e protokollit, por situata është vendosur me shpejtësi nën kontroll duke mos lejuar përhapjen e zjarrit.
 
Shefi i Parandalimit të zjarreve Arjan Ahmetaj deklaroi për Report Tv se ndërhyrja në kohë parandaloi përhapjen e flakëve në ambientet e tjera në Presidencë.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Për zjarrin ka reaguar edhe Presidenca duke sqaruar se “Në orët e mbrëmjes së ditës së premte, një nga zyrat e administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës është përfshirë nga zjarri.
 
Shkak mendohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve të Gardës së Republikës e më pas edhe të zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke lënë pas vetëm dëme të vogla materiale
”thuhet në njoftim.
 
Policia ka nisur hetimet, por ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale.

zjarr te presidenca
zjarr te presidenca
zjarr te presidenca

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së