BERAT- Një vatër zjarri në pyllin e Levanit në Berat ka shkaktuar djegien e 7 hektarë dëllinja dhe dru lisi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa dyshohet të jetë vënë nga barinjtë për të hapur kullota.
Forcat zjarrfikëse kanë vënë në kontroll zjarrin me shumë vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë të cilat favorizonin flakët.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen ende në terren dhe po shuajnë vatrat e fundit me mjete rrethanore dhe pompa krahu.