Zjarr në pyllin me pisha në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëses

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në pyllin me pisha në Krasten e Krujës në afërsi të vendit të quajtur Zidoll.

Për shkak të terrenit të thyer është e pamundur që të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse, ndërsa prej mbrëmjes së djeshme efektivët dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me kushte rrethanore për të lokalizuar flakët. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur edhe më tej.

Prej mbrëmjes së djeshme zjarri vijon të djegë pisha e pemë duke shkatërruar florës e faunën e zonës.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë