Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, nuk ka të lënduar në njerëz (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

‘Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

Ndërkohë spitali Rajonal i Vlorës në një reagim në mediat sociale, thotë se nuk ka asnjë problem për pacientët. Sipas tyre ka marrë flakë aspiratori i një tualeti, në dhomën e një pacienti, por nuk ka asnjë pasojë.

‘Spitali Rajonal i Vlores siguron se nuk ka rene zjarr ne asnje repart te spitalit dhe nuk ka asnje problem per pacientet. Episodi ne fjale eshte djegia e nje aspiratori te nje tualeti ne dhomen e pacientit, pa asnje pasoje. Marrja e masave per lajmerimin e personelit te specializuar zjarrefikes eshte pjese e protokollit te institucionit.  Spitali Rajonal Vlore eshte ne funksion te plote ne sherbim te pacienteve.’- thuhet në njoftimin e spitalit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 19/11/2021 13:56

    Shyqyr o zot me kaq thuaj.Se e kemi drejtolesh Brunen te mire shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës