Vihet nën kontroll zjarri në Roskovec, u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh! Rrezikoheshin disa banesa dhe pulari (VIDEO)

Temperaturat e larta kanë kthyer zjarret në vend. Për rreth një orë, u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh në fshatin Jagodin të bashkisë Roskovec në Fier

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit që bënë të mundur vënien e situatës nën kontroll.Në vendngjarje ishin 5 makina zjarrfikëse dhe 30 forca.

Nga zjarri që mund të përhapej nga era, ishin pranë disa banesa dhe rrezikoheshin pulari, por nuk raportohet që të kenë pësuar dëme apo të jenë prekur nga flakët.

Thuajse në çdo sezon veror raportohen raste të zjarreve në fshatra apo zona të thella që në pjesën më të madhe të rasteve ndizen nga banorët e zonës, por dalin jashtë kontrollit për shkak të erës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja