Berat/ Qyteti i UNESCO-s nën tym dhe i pushtuar nga era e keqe (VIDEO)

BERAT- Qyteti muze i mbrojtur nga UNESCO ka qenë sot nën tym për orë të tëra si rezultat i një zjarri që ka rënë në sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane.

Si të mos mjaftojë fakti që qyteti i Beratit nuk ka një shesh të depozitimit të plehrave dhe menaxhimit të tyre, mbetjet janë përfshirë sot nga flakët e zjarrit dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Flakët e zjarrit u shfaqën rreth mesditës dhe kanë  vazhduar për disa orë. Është dashur më pas ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët të fiken dhe situata të vihet nën kontroll. Por, ndonëse zjarri është fikur ka shkaktuar një dëm mjedisor tepër të madh.

Gjithë territori në hyrje të qytetit ku ndodhet sheshi i depozitimit ka qenë nën tym, ndërkohë që ndotja ka mbërritur deri brenda qytetit.  Era tepër e keqe është ndier për orë të tëra në të gjithë zonën, ku depozitohen mbetjet e gjithë bashkisë, vetëm dy kilometra larg qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Ora 18:10
Zjarr në sheshin e depozitimit të mbetjeve në Berat, qyteti i UNESCO-s nën tym (FOTO)
  • B.K./G.M./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

    Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj