KORÇË- Mesnatën e sotme në godinën e sanatoriumit të Korçës ka rënë një zjarr në njërën prej dhomave të saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta një pacient 62-vjeçar. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4, Korçë.

Pacienti është identifikuar si B.D, ndërsa dyshohet se ai ka ndezur një cigare ndërkohë që ka pasur edhe maskën e oksigjenit të vendosur. Si rrjedhojë ka marrë flakë.