VLORË- 2 vatra aktive zjarri janë raportuar në Vlorë gjatë pasdites së kësaj të shtune.

Vatra e parë është regjistruar në Treblovë, të Selenicës. Siç shihet edhe nga videot që Report Tv sjell, zjarri ka djegur disa hektarë me shkurre. Për të shuar flakët, kanë shkuar në terren forcat zjarrfikëse të Selenicës, por edhe të Vlorës. Për këtë rast nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga ana tjetër, vatra e dytë është raportuar në një kodër në fshatin Dukat. Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj  në zonë. Në të dyja rastet situata paraqitet problematike për shkak se flakët favorizohen nga era e fortë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Vlorë/ Zjarr në kodrën e fshatit Dukat, digjen shkurre dhe bimësi, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

 

Një tjetër vatër aktive zjarri regjistruar brenda 24 orë në Vlorë . Mësohet se është përfshirë nga flakët një kodër në fshatin Dukat. Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj  në zonë teksa po favorizohen nga era duke marr përmasa të mëdha. Ende asnjë ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.