Zjarr në Uznovë në Berat, digjen dhjetëra ha plantacione me fiq e ullinj, në rrezik linja e tensionit të lartë elektrik! Mendohet se është i qëllimshëm

BERAT- Plantacionet me fiq e ullinj në lagjen "Uznovë" në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si "blloku i fiqve".

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit drejt banesave janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë ka ende shumë vatra aktive.

Flakët e zjarrit janë duke përparuar drejt kodrës dhe po rrezikojnë linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike. Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi "bllokun e fiqve" për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrrthanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën. Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja