Berat-Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Moravë, Berat.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse,ku dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë në pranga është vendosur piromani Ylli Metani. Ai u kap 'mat' nga zjarrëfikësit teksa po tentonte të të vendoste zjarr në vende të tjera.