TEPELENË- Pas rreth 5 orësh luftë me flakët, në një terren malor dhe të pyllëzuar, është bërë e mundur shuarja e flakëve në fshatin Zhulaj të Memaliajt.

Ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës dhe forcave të Bashkisë shuajtën zjarrin, duke 'shpëtuar' nga flakët disa parcela me ullinj. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri llogaritet rreth 10 ha me pyje e shkurre, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga barinjtë që hapin kullota, por ende nuk ka një person përgjegjës të arrestuar.

Gjatë ditës së sotme kryeministriEdi Rama i ka dhënë një mesazh të fortë të gjithë ‘piromanëve’ se do të kalben në burg pasoi po djegin shpirtin e atdheut.

Rama kërkoi nga gjykata që t’u japë një dënim shembullor, në mënyrë që fenomene të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.