Një zjarr i qëllimshëm është vënë në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, duke bërë që stafi i punonjësve të evakuohet. Zjarri ka rënë rreth orës 15:10, ku punonjësit kanë vënë re flakët në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore Fier dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Zjarri është i qëllimshëm, ku autori është Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili prej kohësh kërkonte të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo nuk është realizuar ai ka menduar të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës dhe vënë zjarrin. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën. 

Indit Alushaj, 33 vjeç, është mësuesi i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia bëri të mundur arrestimin e tij pak orë më vonë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
Zjarri në zyrën arsimore në Fier, Report tv sjell pamjet nga dëmet materiale

Report Tv sjell video nga dëmet materiale që u shkaktuan në zyrën e katit të dytë në Drejtorinë e Arsimit në Fier nga zjarri i vënë nga Indrit Alushaj. Mure e objekte të djegura nga zjarri, që fatmirësisht u fik shpejt pa rrezikuar jetën e punonjëseve.

Ora 16:53
Fotot, kush është mësuesi që i vuri flakën zyrës së DAR në Fier

1614960520_Screenshot1.jpg

Indrit Alushaj

Indit Alushaj, 33 vjeç, është mësuesi i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier. Ka qenë ai që ka vënë zjarrin zyrës duke i hedhur benzinë, ndërsa u arrestua më pas nga policia.

Ora 16:49
I vuri zjarrin zyrës së Drejtorisë Arsimore Fier, arrestohet autori (VIDEO)

Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, i cili i vuri zjarrin me benzinë zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier. Në pranga përfundoi Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta i vuri zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Ai kishte kërkuar të punësohej si mësues por duket se përgjigja negative nga DAR Fier, ka nxitur aktin e tij.

Ora 16:07
Detaje të reja nga zjarri në zyrën e Drejtorisë Arsimore në Fier, autori kërkonte të punësohej si mësues

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme në zyrat e Drejtorisë Arsimore Fier. Autori është një person, i cili prej kohësh kërkonte të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo nuk është realizuar ai ka menduar të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës dhe vënë zjarrin.

Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.

1614955551_zjarr.jpg