Një bodrum i një banese  është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, në lagjen “Sheq i Vogël”, në Fier.

Zjarri është konstatuar nga vetë pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar në kohë, duke penguar përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të banesës.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit, i cili shkaktoi alarm te familjarët.