KANINË- Disa vatra zjarri kanë rënë në Kaninë të Vlorës. Nga ky zjarr janë djegur disa hektarë kullota dhe shkurresh.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Gjatë muajve të verës në të gjithë vendin janë shënuar disa vatra zjarri ku shpesh herë ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e pamundur dhe zjarret janë fikur me mjete rrethanore.
Komento