Kati i pestë i një pallati në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në një ambient që përdorej si lavanderi. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke penguar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem në sistemin elektrik, por po punohet për të përcaktuar shkakun e tij.