Gjirokastër- Zjarr në linjën përcjellëse të tensionit të lartë, pa energji elektrike 200 banorë

GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në linjën përcjellëse të tensionit të lartë në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës, duke lënë pa energji elektrike tre lagje me rreth 200 banorë.

Zjarri ka rënë si pasojë e ngarkesës së lartë dhe duke djegur të gjithë linjën përcjellëse të energjisë elektrike.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se investimi i fundit në këtë linjë është bërë pak muaj më parë, nga OSHEE Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.  

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh