Zjarr në një apartament në Nju Jorkut, 19 të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

Zjarr në një apartament në Nju Jorkut, 19 të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë humbur jetën nga një zjarr në një apartament në qytetin e Nju Jorkut, për të cilin komisioneri i zjarrfikësve të këtij qyteti tha se ishte një nga zjarret më të rënda që ka parë. Numri i viktimave u konfirmua nga kryebashkiaku i Nji Jorkut, Eric Adams.

Dhjetra persona kanë marrë plagë nga zjarri në lagjen e Bronksit dhe të paktën 32 prej tyre janë shtruar në spital. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut, rreth 200 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje të dielën në apartamentin “Twin Park”.

Shkaku i tij nuk dihet ende, u tha gazetarëve komisioneri i departamentit të zjarrfikësve të Nju Jorkut, Daniel Nigro në një konferencë shtypi të dielën.

"Zjarrfikësit gjetën viktima në çdo kat dhe po i nxirrnin jashtë ndërsa ata po përjetonin arrese kardiak dhe bllokim të frymëmarrjes," tha ai.

Zoti Nigro tha se tymi ishte përhapur në çdo kat të ndërtesës ndoshta sepse dera e apartamentit ku kishte rënë zjarri ishte lënë e hapur dhe se viktimat kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi./VOA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën