VIDEO/ Digjet qëllimisht godina e ish firmës piramidale Gjallica në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë të shuajnë flakët pa masat mbrojtëse

VLORË- Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar godinën e ish firmës piramidale në Vlorë, Gjallica. Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme ka shkrumbuar gjithçka. Aktualisht godina e ish Gjallicës është e sekuestruar nga banka dhe sot përdorej si magazinë për të mbledhur jonxhin e bagëtive.

Flakët godinës i janë vënë qëllimisht nga persona ende të panjohur, ndërsa ajo është shkrumbuar e tëra siç shihet në pamjet që sjellë Report Tv.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 forca zjarrfikëse për të shuar flakët, ndërsa skandali shtohet edhe më shumë kur zjarrfikësit shkojnë për të shuar flakët pa mjetet mbrojtëse, veshjet dhe kokoret, duke rrezikuar dhe jetën sikur të ishim rikthyer edhe njëherë në kohën e 1997 kur mbizotëronte kaosi dhe rrënimi nga firmat piramidale.

Më herët kjo godinë është përdoru edhe si lokal, ndërsa në kohët e fundit ishte kthyer në një godinë të rrënuar dhe të vjetër, që përdoren nga banorët e zonës për të mbajtur jonxhin e bagëtive dhe nuk ishte në administrimin  e askujt.

Rreth e rrotull godinës së ish Gjallicës ka disa biznese , kamerat e të cilave janë sekuestruar nga policia për zbardhjen e autorët që vuri zjarrin dhe të gjithë dinamikës së çështjes.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 24/10/2021 03:38

    Pa merak se e shproneson Rama dhe Veliaj, ia jane marre doren kesaj skeme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!