KOSOVË- Një qendër tregtare në Kosovë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Siç duket edhe në pamjet që sillen, qendra tregtare është “përpirë” nga flakët, ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar, kjo sepse zjarri ka rënë rreth orës 00:11, atëherë kur qendra ka qenë e mbyllur.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Komento