TIRANË- Një zjarr ka "shpërthyer" në një hotel në mbikalimin e Rinasit orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e zjarrit janë djegur panelet diellore të një hoteli, ndërsa fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.