TIRANË - Një zjarr ka rënë në një pallat pranë Presidencës. Siç mësohet flakët kanë rënë në një banesë në pallatin në rrugën “Abdyl Frashëri” dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy mjete të zjarrfikses që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në vend ndodhen edhe uniformat blu të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, që kanë evakuuar banorët që ndodheshin në banesë dhe në pallat.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia. 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)