Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi. Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.
Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ 4 banesa të djegura dhe disa familje të evakuara në Gojan të Pukës! Në Tenë të Mirditës banorët u larguan nga shtëpitë! Situatë më e qetë në mbrëmje (VIDEO)










