Fier- Flakët përfshinë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak. Flakët u përhapën me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.
Për shkak se zona dikur ka qenë repart ushtark u dëgjuan dhe shpërthime fishekësh. Por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve u arrit që flakët të izolohen dhe të shuhen.
Kreshnik Ymeri përgjegjës i Emergjencave Civile pranë prefekturës Fier, tha për Report Tv se ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të municioneve të mbetura në vite që shpërthenin nga nxehtësia.

Ish reparti nuk ka pasur dëmtimeve vetëm disa shkurre.
SI.E./S.G/Shqiptarja.comA ishte i qëllimshëm?
Zjarre të rastësishme nuk ka, por nëse është e qëllimshme apo pakujdesi i takon policisë ta hetojë, tha Ymeri, i cili shtoi se flakët kanë ardhur nga jashtë territorit ku ndodhej ish reparti usharak.
Komente

