Një 33 vjeçar i ka vënë flakën mbrëmjen e sotme murit rrethues të komisariatit në Elbasan. Aurel Latifi, ka hedhur një shishe me lëndëdjegëse dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Fatmirësisht nga zjarri, nuk pati dëmtime në njerëz, ndërsa forcat policore pasi kanë shuar flakët kanë arrestuar edhe autorin i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 18.30, shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Elbasan, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse te zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilën e ka ndezur dhe është larguar me vrap. Efektivët e Policisë menjëherë kanë fikur zjarrin dhe kanë kapur autorin e dyshuar i cili, nga veprimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”-thuhet në njoftim.
Ndërkohë prokuroria dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale. Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Brravo trimi xha Jahos????????
Përgjigju