Gjirokastër- Zjarr në afërsi të nënstacionit të vjetër elektrik të Gjirokastres.

Forcat zjarrfikëse arritën të shmangin sot një vatër të përmasave të mëdha, aq sa do të rrezikonte godinën e këtij stacioni që furnizon gjysmën e qytetit të Gjirokastrës.

Shkak i zjarrit janë bërë dy minorenë romë dhe e nëna e tyre, të cilët ishin duke kryer veprime të pakujdesshme aty pranë.

Këto veprime të pakontrolluara, shkaktuan furi flakësh që nxitën zjarrin tek bimësia e thatë pranë nënstacionit.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrefikësve të Gjirokastrës bëri që të shmangej avancimi i flakëve në drejtim të nënstacionit elektrik.