DEVOLL- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Çardhakut në afërsi të antenave në Devoll. Flakët e zjarrit që kanë përfshirë pyllin kanë marrë përmasa të mëdha duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët dhe drurë.
Burime bëjnë me dije se në këtë zonë janë nisur disa forca zjarrfikëse por për shkak të terrenit malor është mjaft e vështirë ndërhyrja e tyre.
Shkaqet e rënies së këtij zjarri nuk bëhen të ditura.
Komento