I vihet sërish flaka pikës së grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Fushës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë i është vënë sërish flaka.

Forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë mbërritur dhe po punonjë për shuarjen e flakëve të cilat janë përhapur duke krijuar re tymi në të gjithë zonën.

Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëlimshme, pasi kjo është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Familjet që jetojnë në këtë zonë vuajnë problematikat e krijuara.

Kujtojmë se më herët ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë lidhur me djegien e mbeturinave por nuk ka patur asnjë të ndaluar apo arrestuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Zjarr në fshatin Akërni në Vlorë, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj

 

Zjarr i madh në afërsi të fshatit Akërni njësia administrative Novoselë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullinj.

Ora 15:44
Zjarr në fshatin Hajdaran të Elbasanit, digjen ullinj dhe shkurre! Në afërsi ndodhen edhe banesa

1694180761_zjarrr.JPG

Një zjarr ka rënë në fshatin Hajdaraj të Elbasanit, ku për pasojë janë djegur ullinj dhe shkurre dhe po punohet për shuarjen e flakëve.Në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen edhe banesa.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic