Zjarr i qëllimshëm në Sauk, digjen ullishte, shkurre dhe ferra (PAMJET)

TIRANE-Një sipërfaqe e konsiderueshme u përfshi nga flakët rreth 14:35 në Sauk të Vjetër, tek Lapidari në kodër. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes.

Hapësira e përfshirë nga flakët ishte me ullishte, shkurre dhe ferra. Në vendngjarje shkuan 4 makina të zjarrfikëses për të bërë të mundur fikjen e flakëve, por terreni është shumë i vështirë. Megjithatë pas disa orësh flakët u shuan. 

Nga zjarri nuk u rrezikuan banesat, pasi flakët ishin larg. Kanë qenë banorët e zonës që lajmëruan zjarrfikësen, pasi panë flakët. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, që nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh