TIRANË - Një pallat 4-katësh te Komuna e Parisit u përfshi nga flakët mesditën e sotme(31.01.2014) si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi në bodrumin e një pallati në bllokun e pallateve '1 Maji'.

Në vendin e ngjarjes mbërritën me shpejtësi dy makina të zjarrfikësve, të cilët bënë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve.

Pas mbërritjes së zjarrfikësve, ata konstatuan se në bodrumin e pallatit ishin edhe 4 bombola të tjera gazi.

Fatmirësisht, zjarrfikësit arritën të largonin në kohë bombolat e tjera, duke shmangur rrezikun e shpërthimit të tyre.


bodrumi
(Foto: Bodrumi që u përfshi nga flakët e zjarrit, foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)