Në momentin që është konstatuar zjarri, në zonën e Kullave ka pasur shumë qytetarë të cilët janë larguar menjëherë. Kanë qenë forcat e policisë si dhe ato të zjarrfikëses të cilët kanë bërë evakuimin e zyrave të Kullës, kati i parë i së cilës u përfshi nga flakët.
Pranë Kullave binjake, ndodhen edhe zyrat e disa institucioneve shtetërore si Gjykata Kushtetuese apo dhe Kontrolli i Lartë i shtetit. Gjithashtu disa metra më tej ndodhen edhe zyrat e disa prej misioneve diplomatike në vendin tonë si Ambasada Ruse, e Serbisë si dhe ambasada e Kosovës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com