Zjarre edhe në SHBA, digjet qyteti historik! 96 vatra aktive zjarri, flakët kthejnë në hi çdo gjë që gjejnë

Në një kohë që një pjesë e Madhe Evropës po lufton me zjarret, tanimë ato janë zhvendosur  edhe në SHBA. Në vend aktualisht janë gjithsej 96 vatra zjarri, të të cilët kanë djegur pothuajse dy milion hektarë vend.

Kalifornia po përjeton një nga zjarret më të mëdha ndonjëherë, ndërsa Urdhrat për evakuim u shtuan të enjten. Zjarri në Dixie është tashmë i gjashti më i madhi në historinë e shtetit dhe po përhapet me shpejtësi të madhe falë erërave të forta.

Prej 3 javësh i rrethuar nga flakët, një qytezë e vogël malore në veri të Kalifornisë tashmë nuk ekziston më. Erërat e forta, me shpejtësi deri në 65 km/h bënë që zjarri të përhapej me shpejtësi në Greenvil;le qytezën historike amerikane, simbol të epokës së Perëndimit të Egër dhe gjuetisë së arit. Disa prej godinave të shkatërruara plotësisht ishin më shumë se 100-vjeçare, thanë autoritetet.

Të mërkurën, teksa flakët afroheshin drejt qytezës, autoritetet i bënë thirrje 800 banorëve të largoheshin.

Gjithçka mendohet se nisi më 14 korrik, flakët përfshinë një sipërfaqe mbi 1300 kilometrash katrorë, një

Zjarri në Dixie është vetëm një nga vërshimet e flakëve që përfshinë Shtetet e Bashkuara perëndimore- që nga mesi i korrikut, pjesë e një krize klimatike të ngrohjes .

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen