Zjarret, Bushati falënderon
qeverinë greke për ndihmën 

Zjarret, Bushati falënderon<br />qeverinë greke për ndihmën 
Prej disa ditësh tashmë vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë me zjarret. Për këtë ministri Jashtëm Ditmir Bushati ju drejtua Greqisë për ndihmë, ku vetëm dy më parë ata dërguan avionë zjarrfikës për të vënë nën kontroll situatën.

Ministri Bushati nuk ka kursyer falënderimet për ta, ku nëpërmjet një postimi në Twitter, ai u shpreh mirënjohës ndaj qeverisë greke e personalisht ndaj homologut të tijë, Nikos Kotzias, për ndihmën e dhënë.

“Mirënjohës për Nikos Kotzias dhe qeverinë greke në sigurimin e ndihmës së konsiderueshme gjatë përpjekjeve tona për të shuar zjarret në jug të Shqipërisë”, ka shkruar Bushati.

Për shkak të situatës kritike të përhapjes së zjarreve në vendin tonë, ministrja e jashtme shqiptare kërkoi ndihmë nga Greqia dhe nga Italia.

Qeveria greke u përgjigj ndaj kërkesës duke dërguar dy avionë të tipit PZL, të cilët filluan aksionin për shuarjen e zjarreve.
bushati twitter
  Postimi i Bushatit në Twitter  

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie