Zjarret dëme kolosale në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin, zjarrfikëset s'kanë mjete! Fermerët duan dëmshpërblim për ullinjtë e djegur

120 ha kullota dhe pisha të buta janë djegur përgjatë 4 ditëve kur flakët përpinë malin e Dukatit në Vlorë. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj shprehet se zjarret janë të qëllimshme....

Mamaj adresoi kritika për Bashkinë e Vlorës, e cila nuk ka pajisur zjarrfikëset me mjete logjistike.

"Këta lloj piromanësh të cilët veprojnë mbrapa shpinës së autoriteve kur forcat zjarrfikëse ndodhen në një territor të caktuar duke shuar zjarrin, piromanët mund të riaktivizojnë zjarre në zona të tjera. Nuk mund të pranohet që zjarrfikësit janë pa veshmbathje, pa këpucë, pa mjete të mbrojtjes kundër zjarri për vetën e tyre në radhë të parë, por edhe mjetet e domosdoshme për të përballuar një situatë e cila quhet e rrezikshme. Ne kapacitetet e shuarjes zë zjarrit nga ajri i kemi shumë të kufizuara për shkak të zjarreve të njëkohësishme që kanë rënë në të gjithë territorin e Republikës. Mos të harrojmë që ka zgjatur rreth 10 ditë shuarja e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe të gjitha kapacitetet e aviacionit për shuarjen e zjarrit janë në remont", u shpreh Mamaj.

Flakët e zjarrit ka shkrumbuar 7 mije rrënjë ullinj në fshatin Zhejë të Kurbinit, duke shkaktuar një dëm kolosal për fermerët. Ata akuzojnë autoritetet vendore pasi janë vonuar për shuarjen e flakëve.

"Unë tani kërkoj ndihmë nga shteti. Kjo është prona ime, me këto tre vjeçarë kemi kaluar me këtë, kemi ngrënë e kemi pirë. Zjarrfikësit kanë ardhur në und fare kur janë fikur flakët.

Këto janë djegur nuk riparohen më. Janë shumë vjeçar. Shteti është mirë të vë dorën. Ne këtë kemi ekonomi, nuk kemi ekonomi tjetër.

30 vite ka që me këto jemi duke ngrënë bukë e spitale e ilaçe për vete. Muaj prë muaj ilaçe. 150 mijë marrë unë pension e 150 mijë ky, për ca na dalin. Nuk e di ku do të marrim tani e mbrapa se deri tani kemi ngrënë buke me këto. Ndihmë prej shtetit po pati mundësi,

Janë djeg rreth 7 mijë rrënjë ullinj dhe mua më janë djegur disa rrënjë ullinj sepse me një rrënjë ulliri që më ishte djegur aty kam arrit të marr deri në 240 kg ullinj. Janë ullinj të mbjellë që në vitin 1983", thanë fermerët.

Zjarri në fshatin Zhejë u shkaktua nga pakujdesia, teksa një grua digjte shkurre. 45-vjeçare është proceduar penalisht, ndërsa asnjë nga institucionet nuk është parë në terren për verifikimin e dëmeve. Janë djegur rreth 1600 rrënjë ullinj e drurë frutore në Karbunare, ndërsa për shuarjen e flakëve punuan zjarrfikësit e Lushnjës dhe banorët e zonës.

"Vatra ishte mu këtu dhe mori tutje. Mora zorrën e ujit nga pusi im dhe pasi thirra unë erdhën banorët e zonës që nuk kishte pjesë toke", u shpreh një banor.

Brenda muajit korrik janë shënuar 10 vatra zjarri në Bashkinë e Lushnjës, shumica aksidentale, ndërsa në dy raste policia ka ndaluar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Për 4 ditë me radhë zjarret në fshatrat Lalar, Kraps dhe Gjorgoz kanë djegur rreth 3 ha me pisha, afro 300 rrënjë ullinj si dhe 500 metra me vreshta. Ndrëkohë, gjatë mbrëmjes së sotme është aktivizuar një vatër zjarri në Tragjasë të Vlorës.  

Sipas shefit të zjarrfikëses në Fier, Maksim Zarka situata është e vështirë pasi mungon logjistika. Me rregullore për 1500 banorë duket të ketë një mjet zjarrfikës, ndërsa Bashkia e Fierit me plot 200 mijë banorë ka vetëm 2 mjete zjarrfikëse. Gjatë muajve qershor dhe korrik, zjarrfikësit janë përballur me 30 zjarre në gjithë territorin, në mungesë totale të mjeteve logjistike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/07/2021 01:05

    C'pune ka shteti te te demshperbleje ullinjte?!Vete e thua qe ajo eshte prona jote.Nuk je ne socializem,je ne kapitalizem,duhet te kishe vene siguracion mbi pronen e biznesin kohe me pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen