Zjarret/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin e gushtit: 917.2 ha sipërfaqe e djegur nga 128 zjarre

Zjarret/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin e gushtit: 917.2 ha sipërfaqe e djegur nga 128 zjarre

Report Tv ka siguruar statistikat nga Emergjencat Civile për situatën me zjarret gjatë muajit gusht. Deri ditën e sotme përgjatë të gjithë muajit gusht kanë rënë 128 zjarre. Nga këto vatra janë djegur 917.2 ha sipërfaqe me shkurre, ferra, kullotë pemtari të ndryshme. Në këtë sipërfaqe të djegur përfshihen edhe 289 ha pyll me pisha në ndryshme ( E Re, e Zezë apo Koçimare).

Gjatë gushtit në vendin tonë kanë rënë gjithsej 128 zjarre, ndërsa për të neutralizuar këtë, janë angazhuar 164 mjete zjarrfikëse, 1701 forca nga (MSZH AZM, ushtare nga FA dhe vullnetarë të ndryshëm.Për sa i përket pemtarisë, nga zjarret e rënë janë djegur 4270 rrënjë ullinj, 20 rrënjë fiq, 0.3 ha me vreshta, 20 koshere bletë si dhe 5060 dengje bari dhe jonxhe të grumbulluar.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që sinjalizojnë për zjarr apo probleme të tjera të kësaj natyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur