Zjarret masive në qendër dhe veri të Portugalisë që nisën në fundjavë i kanë kushtuar jetën të paktën 31 personave deri më tani. Dhjetëra vatra zjarri vazhdojnë të jenë ende aktive dhe të konsiderohen të rrezikshme.
/Shqiptarja.com
Sipas autoriteteve lokale, zjarret në veri erdhën nga kufiri me Spanjën, nga krahina e Galicias ku kanë humbur jetën tre persona. Mijëra zjarrfikës dhe mjete në të dyja anët e kufirit janë angazhuar në betejën me vatrat e zjarrit që pasuan verën e nxehtë dhe të thatë.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme në të dyja vendet, ku zjarret kanë djegur shumë banesa dhe ndërtesa të tjera që ishin në rrugën e tyre. Kushtet në terren janë përkeqësuar edhe nga uragani “Ofelia”, ndërsa ai i afrohet brigjeve perëndimore të Europës duke sjellë erëra të forta që nxisin përhapjen e flakëve.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com







