Zjarret/ Mbrojtja Civile bën ‘bilancin’ e 24 orëve: 9 vatra aktive, 18 u shuan! Digjet parku kombëtar i Qafë Shtamës

Zjarret/ Mbrojtja Civile bën ‘bilancin’ e 24 orëve: 9 vatra aktive, 18 u shuan! Digjet parku kombëtar i Qafë Shtamës

Zjarr, foto arkiv

Në të gjithë vendin kemi 9 vatra aktive zjarri, ndërsa përgjatë 24 orëve janë shuar 18 vatra, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Mbrojtja Civile ka bërë bilancin e 24 orëve, ndërsa jep detaje edhe për vatrat aktive të zjarrit në vend.

Vijo të jenë aktive vatra e zjarrit midis fshatit Kakarriqit dhe fshatit Gjadër të Lezhës, si edhe zjarri në fshatin Zavaline në Elbasan.

Po në Elbasan, po punohet edhe për shuarjen e një tjetër vatre në Gostimë. Ekipet e emergjencave vijojnë punën për shuarjen e vatrave edhe në  zonën pyjore Bode, bashkia Maliq, në fshatin Kus, bashkia Tiranë, në fshatin Mushnik, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Vorfë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Salari, bashkia Tepelenë si dhe në parkun kombëtar Qafë Shtamë, bashkia Krujë.

Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara. Në operacionet për shuarjen e zjarreve në 24 orët e fundit janë angazhuar 599 forca operacionale dhe 452 mjete.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?