Një nga vatrat e zjarrit më problematike në vendin tonë vijon të jetë Maja e Rrunës. Sipas ministrisë së Mbrojtjes një tjetër vatër është shfaqur në Malin e Tërbunit ku flakët janë përhapur prej erës.
Përmes një njoftimi për mediat ministria bën me dije se 42 efektivë të FA dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë të Pukës ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar. Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri.
Postimi i ministrisë së mbrojtjes:
Vijon pa u ndalur puna për shuarjen e zjarreve në vend. Aktualisht po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës. 42 efektivë të FA dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar.
Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri. Në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët. Në “Majën e Rrunës“ situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike. Terreni i vështirë nuk e ka ndaluar punën e efektivëve të cilët vijojnë edhe sot të punojnë nga toka për vënien nën kontroll të disa prej vatrave. Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe falë punës së efektivëve është mundësia që deri në fund të ditës së sotme të izolohet.
Lajmi kryesor:
Në Molung të Mirditës rrezikohen banesat, evakuohen disa familje! Zjarri përhapet në Majën e Rrunës, helikopteri bën vetëm dy rrugë për të shuar flakët! Arrestohen 2 'piromanë'
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit
22 Nëntor, 19:02
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Qyteti i Pukës mbetet pa spital, era e fortë rrëzon çatinë! Rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz, tre banesa rrezikojnë të shemben
21 Nëntor, 16:33
-
Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë
21 Nëntor, 12:01