Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, 8 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Helikopterët dhe avionët ‘Air Tractor’ gjatë mbrëmjes e kanë ndërprerë operacionin.

Ndërhyrjet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nëmerçkës dhe malin e Dhëmbelit. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Një operacion i rëndësishëm po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, të pozicionuar pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit. Helikopterët gjatë mbrëmjes e kanë ndërprerë operacionin.

Ndërkohë, vatra në Vilëz të Kurbinit është shuar plotësisht. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore të Mbrojtjes Mivile vijojnë koordinimin dhe ndërhyrjet në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.


Lajmi kryesor:

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)