Zjarret në Adriatik nxisin
evakuimet në Mal të Zi e Kroaci

Zjarret në Adriatik nxisin<br />evakuimet në Mal të Zi e Kroaci
Mali i Zi ka bërë apel për ndihmë ndërkombëtare për shkak të zjarreve në pyje, ndërsa  në Kroaci zjarrfikësit po luftojnë me flakët të cilat tashmë kanë arritur në qytetin e Split.

Prej disa ditësh tashmë, zjarret në brigjet e Adriatikut kanë bërë që dhjetra turistë dhe rezident të largohen. Një qendër tregtare është dashur të evakuohet në qytetin e Split, ndërkohë që ministrat e qeverisë janë nisur për të zhvilluar një mbledhje emergjente në këtë qytet.

Presidentja Kolinda Grabar Kitarevic, ndërpreu vizitën e saj në Austri për shkak të situatës së zjarreve, të cilën erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta e kanë përkeqësuar akoma edhe më shumë situatën.

Zjarret u fuqizuan edhe më shumë nga një stuhi në orët e vona të të hënës, duke bërë që disa zona periferike të qytetit të evakuohen.
Sipas raportimeve të BBC, shumë rrugë në jug të qytetit nuk janë të kalueshme për shkak të zjarreve.

Nga ana tjetër në Mal të Zi, zjarret rrezikojnë qytetin e Tivarit dhe Hegcen Nov-it, ku në “luftën” kundër flakëve janë përfshirë edhe banorët e zonës.
Situata e zjarreve është e rënduar në të gjithë Evropën jugore, ku në Portugali gjendja e emergjencës është shpallur pas zjarreve ku humbën jetën 64 persona.
Në Itali, një zjarr ka shpërthyer në pyllin e Castelfusano, në bregun jug-perëndimor të Romës, ku tymi mund të shihej që prej plazheve në Ostia.

Gjithashtu edhe në bregun jugor të Francës, situata e zjarreve është e rënduar, ku një zjarr në qytetin e Nicës arriti të ndalohej pasi dogji 120 hektarë. Gjatë ditës së shtunë një tjetër zjarr në Nicë, dogji 800 hektarë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi