Në jug-perëndim të Sidneit një aeroplan zjarrfikës u rrëzua ndërsa ishte angazhuar në luftën kundër zjarreve që po shkatërrojnë Australinë që nga shtatori.

Tre anëtarët e ekuipazhit vdiqën, tha Komisioneri i Shërbimeve të Zjarrfikësve. "Për fat të keq nuk pati të mbijetuar nga përplasja".

"Avioni goditi tokën dhunshëm, dhe arsyet e aksidentit nuk dihen për momentin," shtoi ai.

Pas rrëzimit të C-130 Hercules kompania kanadeze ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet e saj drejt shteteve Australiane.

Që nga fillimi i shpërthimit të zjarreve kanë humbur jetën 32 persona, së bashku me të paktën një miliardë kafshë.

Zjarret kanë djegur 2.500 shtëpi dhe një zonë sa një e treta e Gjermanisë.