Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në Fier. 90 trupa të Forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës kanë nisur ndërhyrjen në vatrën në Frakull, ku flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe ka prani të lartë tymi. Në terren ndodhen edhe 7 mjete zjarrfikëse, ndërsa ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri.
Vatra vijon të përhapet edhe në drejtim të fshatit Peshtan, në një terren të vështirë, por aktualisht larg zonave të banuara. 6 fshatra u shkrumbuan dje nga flakët në qarkun e Fierit.
Lajmi kryesor:
Natë tmerri në Himarë! Zjarri 'përpin' 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA





