Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas vënies nën kontroll të zjarrit që përfshiu ditën e sotme disa fshatra të bashkive Delvinë de Finiq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe pamje nga aksioni për shuarjen e flakëve, Nufi është shprehur se pilotët e Forcave të Armatosura, me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për vënien e situatës nën kontroll.
Reagimi i ministrit Ermal Nufi:
Punë e jashtëzakonshme e pilotëve të Forcave Ajrore me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq.
Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe punës së palodhur të Forcave të Armatosura, si dhe bashkërendimit të strukturave vendore dhe qendrore, situata është vënë nën kontroll.
Çdo ndërhyrje, çdo fluturim, çdo minutë ka një mision: të mbrojmë jetën, banesat dhe natyrën.
Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv, pilot, zjarrfikës dhe pjesëtar të Forcave të Armatosura që, me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijën e parë të këtij operacioni.
Lajmi kryesor:
Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON









