Zjarret në Greqi, Tsipras: Katastrofë kombëtare, qeveria merr të gjitha përgjegjësitë

Zjarret në Greqi, Tsipras: Katastrofë kombëtare, qeveria merr të gjitha përgjegjësitë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras

Kur kanë kaluar pesë ditë nga zjarri vdekjeprurës që i mori jetën 87 personave në Athinë, kryeministri grek Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike për katastrofën kombëtare. Kreu i qeverisë helene u bëri thirrje edhe ministrave që tani për tani të fokusohen në zhdukjen e çdo problemi dhe kthimin e normalitetit në vend, por sapo çdo gjë të ketë përfunduar duhet të merren përgjegjësitë.

“Unë dua të marr përgjegjësinë politike përpara kabinetit e popullit për këtë ngjare të rëndë. E gjithë qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për tragjedinë. Nuk u shmangëm as kur morëm vendin e falimentuar pas zgjedhjeve, në momente të vështira. Ne po qeverisim një vend që për vite me radhë ka pasur shtrembërime. Të gjitha komplekset e banimit janë ndërtuar pa asnjë dispozitë për sigurinë e banorëve. Por ky shtet tani qeveriset nga ne”, tha Tsipras.

Rreth 87 persona humbën jetën nga flakët e mëdha në Athinë, ndërkohë që qindra të tjerë janë plagosur apo zhdukur. Autoritetet greke po punojnë për gjetjen e trupave të shuar nga zjarri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare