Qeveria Kanadeze ka urdhëruar evakuimin e 20 mijë banorëve në qytetin Yellowknife, Kanada për shkak të zjarrit masiv i cili është vetëm 16 km larg qytetit.

Forcat e armatosura kanadeze po ndihmojnë zjarrfikësit në largimin e banorëve përmes avionëve të llojit “Hercules”, raporton Reuters.

Qindra njerëz po prisnin jashtë një shkolle për t'u transferuar në aeroport në një nga pesë fluturimet e evakuimit të planifikuara të enjten në provincën fqinje.

Kryeministri Justin Trudeau planifikoi të thërrasë në një takim zyrtarët e lartë për të diskutuar çështjen e zjarreve në vend.

Mbi 200 zjarre kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke në rajonin e njohur si Territoret Veri-perëndimore. Deri më tani, rreth 134 mijë km katrorë tokë në Kanada janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit masiv. Yellowknife është kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë