Gjendje e jashtëzakonshme në Kanada nga zjarret që kanë dalë jashtë kontrolli.  Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Summerland, me një popullsi prej rreth 12.000 banorësh, është një ndër më të goditura nga zjarret, e cila është evakuuar bashkë me disa zona të tjera përreth.

Autoritetet njoftojnë banorët të përgatiten për më të keqen.

Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Kanadanë këtë verë, me gati 200 të tilla në korrik, duke e çuar cilësinë e ajrit në Toronto në një nga nivelet më të këqija në botë për disa ditë.

Tymi nga zjarret kanadeze zbriti në pjesë të SHBA-së, përfshirë Minesotën dhe Nju Jorkun, duke e bërë Presidentin e Donald Trump të kërcënojë me tarifa të reja ndaj fqinjit verior të SHBA-së.