Zjarret në Karaburun, Lame: Kush djeg pyjet për të hapur troje ndërtimi, ta harrojnë se do e legalizojnë

Prej javësh pyjet e vendit po digjen nga zjarret, ku thuajse në të shumtën e rasteve janë të qëllimshme. Më problematike është zjarri në Karaburun që gjithashtu është i qëllimshëm, ku zëra të ndryshëm thonë se kjo po ndodh pasi synohet se më pas trualli të përdoret për ndërtime turistike. Por kreu i Kadastrës Artan Lame u ka prerë shpresat të gjithëve atyre personave që djegin pyjet për të hapur troje për të ndërtuar. Lame u shpreh se ata persona ta harrojnë se munden t'i legalizojnë objektet.

"Një nga arsyet e zjarreve është për të hapur shtigje për të ndërruar destinacionin e tokës, arsyeja kryesore është djegia e barinjve për të hapur kullota. Ndërrimi i destinacionit të truallit ka një procedurë të komplikuar juridike pikërisht për të frenua abuzimin me tokën. Ta heqin mendjen se duke djegur truallin do e përdorin atë tokë për të ndërtuar", tha Lame.

Megjithatë Lame foli edhe për raste kur tokat e legalizuar bujqësore që janë buzë bregdetit mund të kthehen në të ardhmen në ndërtime turistike. Ai shprehu keqardhjen që në vend të ullishteve të bëhen ndërtime, por kjo është në të drejtë të pronarëve që tashmë i kanë pronat e tyre me letra.

"Ka zona bregdetare se edhe pa zjarrin destinacionin e kanë ndërruar. Dhërmiu ka rreth 2 mije pasuri në total dhe shumica dërrmuese janë sot ullishte, është ndarësi toke bujqësore por shumica e tyre nuk do të mbetet të tilla në të ardhmen pasi do të ketë ndërtime turistike, pavarësisht se na vjen keq, por nuk kemi çfarë të bëjmë", tha Lame.

Lame tha se në Vuno, Dhërmi dhe Himarë ka nisur procesi i regjistrimit dhe legalizimeve të pronave në bregdet, ndërsa tha se koha u zgjodh tani pasi kthehen të gjithë emigrantët dhe mund të merren me këto procedura.

Vlora prej më shumë se 2 javësh po digjet nga zjarret e qëllimshme sidomos në Dukat dhe Karaburun, ku 'lufta' me flakët po vijon si nga toka dhe ajri, por për shkak të erës së fortë situatë përkeqësohet herë pas here duke rrezikuar Parkun e Llogarasë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Audiopërgjimi/ Lame: Kështu mendoj edhe sot nuk i heq presjen!

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame është pyetur për audiopërgjimin që u publikua para zgjedhjeve të 25 prillit. "Njerëzve nuk do t’u themi se shtëpitë s'do legalizohen", ky audio përgjim i kreut të kadastrës Artan Lame, publikuar para zgjedhjeve të 25 prillit shkaktoi furtunë mediatike. Audiopërgjimi ishte bërë në 2017, por, edhe sot 4 vite pas regjistrimit të kësaj bisede Artan Lame mendon njësoj.

"E vërtet! Ai përgjim është bërë pas zgjedhjeve qendrore të 2017 ne po diskutonim jo në nivelin e brendshëm. Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen dhe ka një masë të madhe të tyre dhe nuk mund t'i thuash atyre " nuk mund të legalizohesh dhe shko vrit veten'.  Është krim të legalizohen në zonë të mbrojtur apo sipër kanali dhe atë kamë thënë dhe në audiopërgjim. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë

Gjatë konferencës që zhvilloi në Himarë me gazetarët, kreu i Kadastrës tha se njerëzit duhen mbajtur me shpresë përndryshe votat do të kalojnë për opozitën. Po ashtu Lame akuzon se audiopërgjimi u mbajt fshehur për ta pasur një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, teksa biseda ishte regjistruar në vitin 2017.

"Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër", tha ai

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali: 06/08/2021 18:01

    Lame po pronat e tua ne karaburun e te trocit jane djegur

    Përgjigju
  • Lui: 06/08/2021 16:13

    Nuk i legalizon ti, por do vije ne pushtet nje dite PD. Dhe keta mbeturina qe djegin pyje per te tilla gjera, presin PD te vije e te legalizoje cdo gje qe eshte e palegalizueshme. Dhe pas disa vitesh e ha populli. Sepse i behet dem me zhdukjen e pyjeve, pastaj demi i rradhes eshte kur shteti ua legalizon shemtiren e bere. Ose nese duhet tua prishe, perseri shteti do e demshperbleje me taksat tona.

    Përgjigju
  • Adi: 06/08/2021 16:10

    Ata e harrojne po te pyllezohen me shpejtesi perseri. Te hetohen dhe kur te gjenden, ajo qe do gezojne eshte burgu

    Përgjigju
  • Kaburuni: 06/08/2021 15:16

    Lame po pronat etua e te Trocit e kompani jane djegur ne karaburun?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan