Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë

Vijoi beteja me zjarret në Los Anxhelos. Emergjencat civile dhe autoritetet konfirmuan një tjetër person që ka humbur jetën për shkak të zjarreve, duke e çuar bilancin në 25. E hëna konsiderohej një ditë prove nga zjarrëfikësit pasi erëra më të forta sesa ato të fundjavës priteshin në qytetet dhe kjo ndodhi.

Hartës iu shtua një tjetër vatër në kontenë Ventura e cila u favorizua menjëherë nga era e fortë. Ekipe nga qarku i Venturas dhe Oxnard u përgjigjën menjëherë në vendngjarje së bashku me rreth 80 vullnetarë që nidhmuan edhe në luftën nga ajri me flakët. Zjarri i fundit ndërsa Kalifornia jugore po luftonte me zjarrin në Palisades.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për flamurin e kuq dhe ka raportuar se erërat e Santa Ana, po e përkeqësojnë zjarrin. Ndërkohë bilanci i dëmeve është zgjeruar. Mbi 37,000 hektarë tokë janë djegur që nga mbrëmja e 7 janarit në pjesë të ndryshme të LA.

Më shumë se 12,000 ndërtesa janë dëmtuar ose janë bërë të papërdorshme nga zjarret, me humbje ekonomike potencialisht 150 miliardë dollarë. Reuters ndërkohë thotë se zjarret kanë ekspozuar një krizë të thellë në sektorin e sigurimeve të Kalifornisë. Ekspertët paralajmërojnë se siguruesit mund të luftojnë për të mbuluar dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarret.

Ndryshimet klimatike kanë sjellë përmbytje, stuhi dhe zjarre në Kaliforni, shteti më i populluar i SHBA-së, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për pronarët e shtëpive në zonat me rrezik të lartë të sigurojnë ose të përballojnë sigurimin.

Kompanitë kanë reduktuar lëshimin e policave të reja të sigurimit në zonat me rrezik të lartë dhe në disa raste, nuk kanë rinovuar policat ekzistuese, duke lënë shumë pronarë pronash pa mbulim pas katastrofës. Shumë klientë në zonat e prekura nga zjarri janë ankuar se kompanitë kryesore të sigurimit kishin tërhequr mbulimin nga zjarri përpara se të shpërthenin flakët.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë