Zjarret në Shkodër, prefektja Angoni: Situata nën kontroll, helikopteri ka ndërhyrë në malin e Tërbunit në Pukë

Edhe Shkodra është përfshirë nga vatrat e zjarri në këtë periudhë, ku prefektja Majlinda Angoni tha se problematika pa pasur në shumë zona nga Vermoshi në Malësinë e Madhe, në qytetin e Shkodrës apo edhe në zonën e Pukës. Prefektja Angoni tha se aktualisht dy vatra zjarri janë aktive në zonën e Pukës, ku rrezikohet kurora e gjelbër, ku ka ndërhyrë edhe helikopteri i cili mbushet me ujë në liqenin e Pukës për të shuar flakët në Malin e Tërbunit.

“Edhe Shkodra si një vend me pasuri të mëdha pyjore është përfshirë nga zjarret. Kemi pasur shumë vatra zjarri në Fushë Arrës, Vermosh , Vaun e Dejës. Kemi një vatër në Pukë ku po digjet kurora e gjelbër në Malin e Tërbunit. Atje po operohet prej 3 ditësh janë 35 forca nga bashkia Pukës që po punojnë 24 orë në terren. Dje situata doli pak nga kontrolli për shkak të erës, por u morën masat është venë nën kontroll, ka ndërhyrë edhe helikopteri.  Aktualisht ka vetëm djegie te shkurreve dhe barishteve ne anën tjetër të malit. Janë 60 forca në Fushë Arrëz që po punojnë për shuarjen e një vatre edhe atje”, tha Angoni

Prefektja e Shkodrës bëri edhe një apel për banorët që të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të mos djegin mbeturinat apo të ndezin zjarr për të hapur kullotat pasi situata iu del nga kontrolli dhe krijohen këto vatra të mëdha.


Lajmi kryesor:

6 vatra aktive në vend, zjarret nën kontroll! Po ndërhyhet nga ajri në Majën e Rrunës dhe në Pukë!


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali