Zjarret në Spanjë, 3 të vdekur
e 19 të plagosur në Katalonia

Zjarret në Spanjë, 3 të vdekur<br />e 19 të plagosur në Katalonia
SPANJE - Zjarret masive që kanë përfshirë verilindjen e rajonit Katalonia në Spanjë kanë shënuar tre persona të vdekur. Sipas zyrtarëve, dy shtetas francezë u mbytën në det, në afërsi të kufirit me Francën teksa u përpoqen t’i shpëtonin flakëve.

Viktimat ishin një 60-vjeçar dhe vajza e tij 15-vjeçare, teksa një 75-vjeçar vdiq pas një arresti kardiak në Llers. Së paku 19 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe një shtetas francez që pësoi djegie në 80% të trupit të tij pasi u zu nga flakët në makinë.

Erërat e forta, deri në 90km/h, kanë bërë që zjarret të dalin jashtë kontrollit. Rreth 135 mijë njerëz, banorë të qarkut të Alt Emporda, janë urdhëruar nga autoritetet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Zona është një pjesë kryesore për pushuesve që udhëtojnë për në Jug të Francës. Trafiku në autostradën ndërkufitare AP-7 është ndërprerë shumë herë gjatë së dielës. Dy viktimat franceze ishin ndër njerëzit që ishin bllokuar nga zjarri, të cilët humbën jetën në përpjekje për të arritur në bregdet duke u ngjitur nëpër shkëmbinj për të shpëtuar.

Teksa policia dhe zjarrëfikësit po luftojnë me zjarret në zonat e prekura mësohet të jenë shkatërruar rreth 13 mijë hektarë pyje.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)